Si të bëni sallatën perfekte me patate
Pëlqej
Nëse patatet i keni ushqimin tuaj të preferuar, kjo recetë do t’ju shijojë pa masë. Është një pjatë unike, që përgatitet në një mënyrë krejt ndryshe nga sallata e zakonshme me patate.

Përbërësit:

8 patate
200 gram proshutë
450 gram djathë
½ qepë
1 gotë majonezë
¼ gotë ullinj
Kripë
Piper

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 165 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë.

Prejini patatet dhe vendosini në një enë me ujë. Ziejini në temperaturë mesatare për 10 minuta. Kullojini dhe lërini mënjanë.

Në të njëjtën kohë skuqni proshutën derisa të marrë një ngjyrë kafe.

Në një tas të madh kombinoni patatet, djathin, qepën, majonezën, kripën dhe piperin. Hidhini në tavë dhe spërkatini me proshutë dhe ullinj.
Piqini për 1orë, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe./shije.al
Shtuar më 02/06/2017, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori