Akullorja shijon akoma më shumë kur e
bëni vetë me përbërësit më të thjeshtë që ju gjenden në shtëpi. Provoni këtë recetë super të lehtë me kos.
Përbërësit:
360 gram kos
1 kuti qumësht i
kondensuar
250 ml ujë
250 ml krem qumështi
1 ½lugë çaji xhelatinë
Pak vanilje
Përgatitja:
Hidhni ujin dhe
xhelatinën në një enë mesatare.
Vendoseni mbi një enë tjetër me ujë të ngrohtë dhe
përziejini mirë derisa xhelatina të tretet plotësisht.
Shtoni qumështin e
kondensuar, kosin, pak vanilje dhe përzierjen me xhelatinë në një enë të madhe.
Përziejini mirë dhe tranferojeni më pas në një enë për akullore.
Vendoseni në frigorifer për 7-8 orë që të ngrijë plotësisht.
Përziejini 2-3 herë gjatë kësaj kohe./shije.al
Shtuar më 19/04/2017,
ora 09:27