Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt, Berisha: Revolucioni nuk ndalet, do informojmë SHBA-të (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pranimi i ankimimit të Alibeajt nga Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ndal dot revolucionin.

Komentet Berisha i bëri teksa ka votuar këtë mëngjes për kryetarin e ri të degës numër 2 në Tiranë, në selinë qëndrore.

Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe tha para kamerave se ky është procesi më demokrat i zhvilluar ndonjëherë dhe e quajti gjithashtu si historik.

Ai shtoi gjithashtu se do të informojnë SHBA-të për çdo veprim të njëanshëm të ambasadores amerikanë Yuri Kim.

“Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokrati, i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelte e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme. Por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare. Kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko-shteti dhe një diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ta shndërruar PD në forcë politike fitimtare.

Ky është një revolucion, ju garantoj. Keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por në të vërtetë ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD. por këta sot janë në këmbë se marshin e tyre nuk mund të ketë forcë që e ndal. Për sa i përket standardit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Kjo është e qartë që është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, mbi të cilat vlerat e lirisë qëndrojnë SHBA. Është një akt individual, për të cilin ne do të informojmë me hollësi shtetet e bashkuara”, u shpreh ai./albeu.com/