Si të gatuajmë Lazanja me mish të grirë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kjo pjatë e parë është lazanja klasike italiane dhe shumë e njohur tashmë edhe në tryezat tona.

Përbërësit per Lazanje me mish te grire:

– 1 pako me petë lazanje,
– 1 qepë,
– 1 karrotë,
– mocarela ose djathë për pica,
– 1 degë selino,
– mish të grirë,
– djathë të grirë të tipit parmixhan,
– salcë domatesh rreth 1 e 1/2-2 shishe,
– 2 lugë vaj,
– kripë, piper, borzilok,
– salcë beshamele.

Pergatitja:Në një tenxhere me vaj, kavërdisim lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët.

Shtojmë mishin e grirë dhe e lemë mbi zjarr të embël, derisa të pijnë lëngjet e veta. I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe një pjesë ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun. Ndërkohë përgatisim 1/2 lt salcë beshamele, sipas recetës që kemi në albumin salca e konserva.

Në një tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi tëhedhim djathë të grirë, copa mocarelash dhe salcë ose dhe beshamelë ( sipas shijeve). Veprojmë kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë ( duke pasur parasysh qe petët fryhen se janë me vezë).

Sipër, mbi shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hedhim djathin e grirë, që gjatë pjekjes te krijojë koren aq të shijshme. E pjekim ne 200° derisa të marrë ngjyrë.

E lemë të pushojë të paktvn 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë. Përdorim një salcë më të hollë, për të evituar zierjen e mëparshme të petave të lazanjës.

Sipas dëshirës, mund të shtojmë dhe copa proshute, duke patur parasysh që sa më shumë përbërës i vemë, aq mv e rëndë në kalori bëhet. Ju bëftë mirë!

Shtuar më 17/03/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori