Shpëtoni njëherë e mirë, hiqni ngjitësin nga kavanozi me këtë truk të thjeshtë
Sa herë ju ka ndodhur që t’ju shkaktojë telashe të mëdha heqja e ngjitësit, i cili mbetet në kavanoz, pasi që nga ai keni hequr etiketën?

Me siguri çdo herë, por me këtë truk ngjitësin do ta hiqni për më pak se një minutë!

Ju nevojiten vetëm dy gjëra – peshqiri i letrës dhe vaji.

Hidhni vaj në peshqir dhe me lëvizje rrethore filloni të pastroni ngjitësin.

Kur ta kaloni gjithë sipërfaqen, kavanozin (përkatësisht sipërfaqen e qelqtë) lajeni me detergjent dhe ujë të nxehtë.

Në mënyrë, ju do të eliminoni yndyrën dhe mbetjet e ngjitësit.
Shtuar më 07/10/2020, ora 21:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori