Sallatë me salsiçe dhe avokado
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E kombinuar me një produkt mishi dhe pak djathë, avokado shkon shumë, por nuk e kishim provuar me sallamin pikant.

Shtoni edhe ca domate qershi dhe nuk do kërkoni më asgjë!

Përbërësit 2 persona:

4-5 salsiçe pikante ● 150g domate qershiza ● 1 avokado e pjekur mirë ● 100g sallatë e përzier ● ¼ limon jeshil ● 1 fetë buke e madhe ose 2 të vogla ● 3 lugë vaj ulliri ● uthull balsamike, kripë, piper

Përgatitja:

Ndajmë domatet në mes dhe i lëmë në një tas me vete, sallatën e ndajmë me dorë në copa të vogla, avokadon e qëruar e ndajmë në feta, i lyejmë me limon që të mos nxihen.

Bukën e ndajmë në kubikë, e skuqim në një tigan me 1-2 lugë vaj ulliri, shkruan living. I heqim nga tigani dhe po këtu skuqim salsiçet në copa të prera për pak sekonda sa të bëhen krokante.

Heqim salsiçet dhe skuqim domatet për 2 minuta në yndyrën që ka lëshuar salsiçet, i spërkasim me uthullën balsamike dhe fikim zjarrin. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit, I spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper dhe i shërbejmë menjëherë.
Shtuar më 13/04/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori