Sallatë me portokaj, rukola dhe djathë dhie
Pëlqej
Sallatat me agrume këto kohë janë të stinës ndaj shfrytëzojini frutat sa janë të freskëta. Portokajtë shkojnë mësë miri me rukolën dhe djathin, ndaj nëse nuk e keni provuar, recetën e sallatës për 4 personae keni si më poshtë.

Përbërësit:
rukola ● 3 portokaj ● djathë dhie i freskët ose djathë Camoscio d’oro ● kokrra shege ● vaj ulliri ● kripë e piper

Përgatitja:

Lajmë rukolën dhe pasi e thajmë mirë, e ndajmë me dorë. Qërojmë portokajtë duke iu hequr edhe lëkurën e bardhë dhe i ndajmë edhe ato në feta, shkruan Living. Krijojmë pjatat duke hedhur te secila pak rukola, feta portokalli, djathë dhe kokrra shege. I shërbejmë me pak kripë, piper dhe vaj.
Shtuar më 20/04/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori