INGREDIENTËT
Për
salcën: ¼ filxhan me gjalpë kikiriku
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji xhinxher pluhur
5 lugë gjelle ujë
200 gram
lakër të kuqe
200 gram
lakër të bardhë
Borzilok të freskët
1 nektarinë e prerë në feta-feta
Kripë, piper
Fara susami
UDHËZIMET
1.Si fillim përgatisni
salcën marinuese të sallatës duke bashkuar 5 përbërësit e parë dhe duke i trazuar mirë.
2.Lani mirë lakrën dhe e prisni në rripa të hollë.
3.Në një tas të madh
shtoni lakrën,
salcën marinuese dhe farat e susamit. E përzieni mirë dhe në fund i
shtoni fetat e nektarinës.
4.Sallata është gati! Nëse dëshironi mund t’i
shtoni sërish kripë. Ju bëftë mirë!
Shtuar më 31/07/2019,
ora 15:12