Sallatë gjermane me patate
Pëlqej
Përbërësit:

4 patate
4 rriska proshutë gjedhi
1 lugë miell
2 lugë sheqer
1/3 gotë ujë
¼ gotë uthull
½ gotë qepë të reja

Udhëzimet
Hapi 1
Në një enë të madhe vendoseni ujin dhe lëreni të vlojë.

Hapi 2
Kur të ketë vluar uji, shtoni patatet dhe ziejini derisa të zbuten.

Hapi 3
Kullojini, qërojini dhe pritini në katrorka.

Hapi 4
Proshutën fërgojeni derisa të bëhet krokante. Hiqeni nga tigani. Priteni në katrorka dhe shtojani patateve dhe qepës së re.

Hapi 5
Në yndyrën ku keni fërguar proshutën zieni sheqerin, miellin, ujin dhe uthullën derisa të fitoni një masë të trashë.

Hapi 6
Këtë masë hidheni mbi patatet e përgatitura.

Hapi 7
Shërbehet e ngrohtë. /me shije/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori