Salcë me djathë e përshutë
Pëlqej
Përbërësit

150 gr gorgonxola djathë

4 decilitra shtalpe për zierje

1 spec i gjelber

250 gr përshutë

2 trekëndësha djathë

2 decilitra supë me katrorka

1 lugë niseshte

30 gr gjalpë

erëza

Biber i zi


Hapat
1
Specit të gjelbërt i hiqet bishti, farat dhe pritet në shkopinj të hollë, përshuta pritet në shkopinj.

2
Në enë të përshtatshme shkrihet gjalpi dhe në të kaurdiset përshuta dhe speci derisa të zbutet.

3
Në enë të veçantë bashkohen shtalpa për zierje, djathi gorgonzola, trekëndëshat e djathitë të shkrirë, supa e viçit dhe niseshtja.

4
Shtohen erëza sipas shijës dhe të gjitha zihen në temperaturë mesatare, derisa të fitohet një masë kremoze.

5
Në salcën e përgatitur shtohen përshuta dhe speci, të përgatitura më herët dhe salca përzihet ngadalë.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 07/06/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori