Role me spinaq e mish pule
Pëlqej
Përbërësit

300 gr spinaq

5 vezë

1 decilitër qumësht

5 lugë miell

1 pluhur për pjekje

20 gr djathë parmezan

PËR MBUSHJE

1 preshë

400 gr mish i bardhe i bluar

200 gr gjizë

5 lugë vaj

melmesa

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Spinaqi pastrohet dhe zihet pakëz në ujë me kripë, pastaj kullohet dhe grihet.

2
Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

3
Në një enë tunden të verdhtë e vezëve, qumështi dhe mielli, shtohet spinaqi, djathi parmezan, pluhuri për pjekje, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen mirë.

4
Në fund shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.

5
Në fundin e tavës drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet mbi të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

6
Padishpanja e pjekur mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine.

7
Mbushja, karrota pastrohet dhe grihet trash nerende, ndërsa mishi i bardhë i pulës bluhet në makinë për bluarjën e mishit.

8
Në pak vaj kaurdise karrota, me qëllim që të zbutet, pastaj shtohet preshi dhe ai kaurdiset pakëz, shtohet mishi i bardhë i pulës dhe shtohen edhe mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen bashkë, duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.

9
Masa e përgatitur lihet të ftohet, shtohet gjiza dhe përzihe mirë, me qëllim që të fitohet një masë kompakte.

10
Finalizimi, padishpanja e pjekur hiqet nga peceta e lagësht dhe lyhet me mbushjën e përgatitur, pas lyerjës padishpanja bëhet role.

11
Roleja mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine dhe lihet të forcohet në frigorifer, roleja e forcuar pritet në copë dhe shërbehët.

12
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 21/05/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori