Përbërësit
1 brumë
500 gr laker
turshi
150 gr përshutë
1 kokë qepë
2 vezë
30 gr susam
kripë
Biber i zi
0,5 decilitër vaj
Hapat
1
Qepa pritet në katrorka ndërsa përshuta pritet në shkopinj.
2
Në pak vaj fërgohet qepa, sa të bëhet e kristaltë pastaj
shtohet përshuta dhe ajo fërgohet pak.
3
Shtohen lakrat
turshi, mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha fërgohen derisa të zbuten lakrat dhe derisa të shteret lëngu i tepërt, mbushja e përgatitur lihet të ftohet, pastaj i
shtohet 1 vezë dhe përzihen mirë.
4
Brumi t’hollohet mirë, pastaj pritet në shirita të gjeresisë 4 centimetra dhe të gjerësisë 15 centimetra.
5
Secili shirit i brumit lyhet me të bardhë të vezëve, vendoset në të nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe bëhet role.
6
Tava shtrohet me letër për pjekje dhe në të
renditen roletë e mbushura, roletë
renditen në atë mënyrë që fundi i brumit të paloset me rolenë fqinj ose me tavën, në mënyrë që roletë të mos shpërbëhen.
7
Roletë lyhen me të verdhtë e vezëve, spërkaten me susam dhe pjekën derisa të skuqen në furrë të ngrohtë në temperaturë 200 gradë celsius.
8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 05/05/2018,
ora 17:54