Recetë për kek me mollë
Pëlqej
Përbërësit:

2 mollë
gjysmë filxhan çaji gjalpë
2 vezë
1 gotë sheqer
2 gota miell
1 lugë çaji sodë buke
gjysmë luge çaji kripë
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji karafil
sheqer pluhur

Përgatitja:
1
Qëroni mollët, pastrojini dhe prejini në copa të vogla. Shtoni gjalpin, vezët dhe sheqerin në një tas mesatar. Përziejini mirë me një pirun.
2
Hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën në një tas tjetër. Shtoni kanellën, karafilin dhe përzierjen me vezë. Shtoni mollët dhe përziejini mirë.
3
Hidheni përzierjen në një tavë. Piqeni për 1 orë në temperaturën 175 gradë Celcius.
4
Vendosni një racion në një pjatë për servirje. Servireni me pak sheqer pluhur. /shije.al/
Shtuar më 19/11/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori