Receta për sallatë frutash
Pëlqej
Përbërësit për këtë sallatë:

- 150 gr luleshtrydhe

- 2 kokrra kivi

- 2 kokrra pjeshkë

- 1 kokërr limon

- 2 banane

- gjysmë pjepri

- gjysmë ananasi

- 50 gr sheqer

Përgatitja:

Pasi i kemi larë të gjitha frutat, i presim në copëza të vogla katrore. Fillojmë me luleshtrydhet, kivin, pjeshkat, pjeprin, ananasin dhe në fund bananen.

Pasi kjo e fundit ka tendencë të nxihet. Llojet e frutave mund t’i ndryshoni sipas dëshirës, por mos përdorni vetëm fruta të ëmbël. Por nëse e bëni sigurohuni që sheqeri të jetë i një sasie më të ulët.

I hedhim në një enë qelqi dhe shtrydhim kokrrën e limonit sipër. Si hap i fundit na ngelet të shtojmë sheqerin dhe e trazojmë të gjithë së bashku. Këshillohet që sallatën e frutave ta lini në një vend të freskët për të paktën 1 orë, kështu frutat zbuten dhe shkëmbejnë shijet. /Living/
Shtuar më 23/09/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori