Receta për qull me arra
Pëlqej
Qulli me arra ose sic quhet ndryshe dhe fergese me arra, eshte nje supe e kendshme dhe mjaft e lehte ne gatim.
Per pergatitjen e qullit per dy persona duhen:

2 luge miell
2 kofsha pule te ziera
3-4 thelbinj hudhre te shtypura
250 gr arra te shtypura
1 luge plot me gjalpe
kripe, piper
1/2 liter leng mishi pule

Ne nje tigan vihet te shkrihet gjalpi dhe me vone hidhet mielli te cilin e perziejme deri sa te marre neje ngjyre te kuqeremte.Me tej shtojme lengun e pules dhe e perziejme mire ne menyre qe mielli mos krijoje kokrriza.Me tej shtojme arrat, hudhrat e shtypura, kofshat e pules, kripen , piperin dhe e leme dhe nja 2-3 minuta.
Qulli eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire!
Shtuar më 20/10/2017, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori