Receta për lazanjë me spinaq
Pëlqej
Përbërësit:

lazanja 200 gr
spinaq 500 gr
gjizë e ëmbël 200 gr
veze 2 copë
proshutë 20 gr
kripë
piper i zi

Përgatitja:
Hedhim petët e lazanjës në një tenxhere duke i hapur për të zierë për pak min

• Njëkohësisht në një enë tjetër ziejmë spinaqin

• Përgatisim salcën beshamel dhe kur i hedhim qumështin e marinojmë salcën

• Pasi spinaqi është zierë,e kullojmë,e presim dhe I shtojmë gjizën,proshutën e grirë dhe vezëv(per ta lidhur)

• Kur petet e lazanjes jane ziere,i shperlajme dhe pergatitemi per shtrimin e petave

• Ne nje tepsi,hedhim pak galete(buke te bluar)dhe fillojme shtrimin e petave duke shoqeruar cdo shtrese me mbushjen e pergatiur

• Ne fund,e ngjeshim lazanjen me luge dhe persiper i hedhim salcen beshamel

• Piqet ne furre te ngrohur 200°C per 25-30minuta

Shenim:
Kujdes! Petet e Lazanjes kur vihen per tu ziere,duhet ti hedhim pak vaj ne menyre qe mos te ngjiten njera me tjetren./RecetaGatimi/
Shtuar më 03/09/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori