E FUNDIT/ Numurohen 87% të votave: LSDM 36,27%, VMRO-DPMNE 34,89%, BDI 11,37%, ASH
Receta e shijshme si të gatuajmë gjelin e detit për Vitin e Ri
Ndoshta, këtë vit keni nevojë që gjelin e detit ta servirni të gatuar ndryshe. Në këtë artikull do të keni mundësi të gjeni plot 3 receta gatimi, ku në qendër të vëmendjes është gjeli i detit.

Gjel deti i mbushur

Për 10- 12 persona, na duhen:

gjel deti – 7 kg

50 g gjalpë i shkrirë

½ kokërr limoni ose portokalli

kripë

piper

Për mbushjen, na nevojiten:

350 g qepë të grira imët

200 g selino të grirë hollë

brendshmet e gjelitdetit

130 g rrush të thatë dhe arra të qëruara

10 ullinj të zinj

1 mollë jeshile

2 feta bukë të thekura

kripë

piper i zi

Përgatitja:

Gjelin e detit e kemi pastruar, i heqim të brendshmet, të cilat i vendosim në një enë pasi do të na shërbejnë për mbushjen. Pasi e kemi shpëlarë me ujë të ftohtë, bëhemi gati për mbushjen e gjelit.

Përgatitja e mbushjes:

brendshmet e gjelit i kemi vendosur të ziejnë në një enë me ujë të nxehtë. Në ujë kemi hedhur paraprakisht kripë. Në një tigan kemi vendosur të skuqet pak qepa, në të shtojmë të brendshmet e ziera dhe i kavardisim së bashku. E heqim nga zjarri dhe masës së krijuar, do t'i shtojmë mollën e grirë, rrushin e thatë, arrat dhe bukën e thekur të shkërmoqur me duar. Shtojmë ullinjtë, kripën dhe piperin dhe e përziejmë.

Në pjesën e brendshme të gjelit vendosim masën e krijuar. Gjelin e mbushur e lidhim me spango, në mënyrë që masa të mos na dalë jashtë barkut të tij.

Gjelin e lyejmë më gjalpë në çdo pjesë të tij, si edhe e spërkasim me kripë. E vendosim në tavën e nxehur të cilën e kemi lyer me gjalpë dhe jemi gati për të kryer procesin e pjekjes. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë. Procesi i pjekjes mund të zgjasë deri në 2 orë, po kjo mbetet relative.

Pasi gjeli ka marrë ngjyrë të artë, ai është gati për t'u prerë në feta dhe për t;u servirur në pjatat tuaja. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori