Qofte me ton në salcë domatesh
Pëlqej
Përbërësit

200 gr mish peshku

1 kokë qepë

2 thelpinj hudhre

3 bukë rriska

1 vezë

1 lëvore limoni

5 decilitra lëng domatesh

1 lugë e vogël biber i kuq

2 lugë miell

2 decilitra vaj

300 gr makarona

melmesa

Biber i zi

Hapat

1
Mishi i peshkut ton hiqet nga konserva dhe kullohet nga vaji, qepa dhe hudhra grihen shumë imët, ndërsa rriskat e bukës ngopen në ujë, kullohen mirë dhe copëtohen.

2
Në një enë të thellë bashkohen mishi i peshkut ton, buka e copëtuar, lëvorja e grirë e limonit, biberi i kuq, veza, qepa e hudhra dhe mëlmesa sipas shijës.

3
Të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe me duart e lyera me vaj formësohen qoftet.

4
Qoftet fërgohen në pak vaj në të dy anët, sa të skuqen, pastaj hiqen nga vaji dhe lihen në vend të ngrohtë.

5
Në një tenxhere të veçantë derdhet 1 decilitër vaj, shtohet miell dhe kaurdiset 1 min, pastaj derdhen lëngu i domateve dhe 3 decilitra ujë, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha zihen, duke përzier gjatë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

6
Në salcën e përgatitur shtohen qoftet e fërguara dhe zihen 10 minuta në temperaturë mesatare, duke përzier kohë pas kohe.

7
Makaronat zihen në ujë me kripë dhe shërbehen si garnir për qofte.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 23/05/2018, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori