Qofte me salcë domatesh
Pëlqej
Përbërësit

500 gr mish i grirë viçi

5 decilitra lëng domatesh

1 lugë sheqer

3 lugë miell

4 rriska bukë bajat

1 vezë

2 thelpinj hudhre

1 kokë qepë

gjysmë lëvore limoni

20 gr djathë parmezan

1,5 decilitra vaj

300 gr makarona

1 lugë biber i kuq

borzilok

kripë

melmesa

Biber i zi

Hapat
1
Qepa pritet në katrorka ndërsa hudhra grihet shumë imët, makaronat zihen në ujë më kripë, pastaj kullohen nga lëngu i tepërt.

2
Buka bajate ngopet me ujë, pastaj kullohet nga lëngu i tepërt dhe thërrmohet me dorë.

3
Në enë bashkohen mishi i bluar, qepa e hudhra, korja e grirë e limonit, parmezani, buka e thërrmuar dhe biber i kuq, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe masa ngjitet me dorë.

4
Në masa e përgatitur formësohen qoftet dhe fërgohen në pak vaj në të dy anët, sa të skuqen, pastaj qoftet nxirren nga vaji dhe lihen në vend të ngrohtë.

5
Në tenxhere të veçantë derdhet vaji, shtohet mielli dhe fërgohet pak, pastaj aty derdhen lëngu i domateve, uji, borziloku, sheqeri dhe mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

6
Në salcën e përgatitur vendosen qoftet e fërguara dhe zihen bashkë edhe 10 minuta, qoftet e gatshme shërbehen me makarona.

7
Ju bëftë mirë!


Shtuar më 12/05/2018, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori