Mbappe “çmend” tifozët e Juves, postimi i tij bën juventinët të ëndërrojnë

Kylian mbappe akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse shumë zëra e kanë lidhur atë me një kalim gjatë merkatës së verës te Real Madrid.

Shumë skuadra “ëndërrojnë” që të kenë në organikën e tyre një sulmues si francezi i cili mund të marrë përsipër fatet e skuadrave, por mbetet të shikohet se cila do të jetë fanella me të cilën do t’a shikojmë Mbappenë sezonin e ardhshëm, pas largimit nga PSG.

Por kur asgjë nuk është zyrtarizuar nga protagonistët tashmë çdo veprim i tij bëhet viral në internet. I fundit ka qenë një postim në rrjetin social “Instagram” i Kylian Mbappesë.

“Së shpejti Zebra”, shkruan Mbappe me të bardha në një sfond tërësisht të zi, teksa rrjeti shpërtheu duke e lidhur këtë me një transferim të mundshëm në Itali, tek Juventus, që identifikohet me Zebrën. Në fakt, një lëvizje e tillë është përmendur në të kaluarën nga drejtuesit e klubit italian duke qenë të qartë se për Mbappe duhet të shpenzojnë një pasuri për ta transferuar në Torino.

Por, Mbappe sapo i ka “hedhur më shumë benzinë” zërave të merkatos dhe mbetet për të kuptuar në vijim se çfarë ka dashur të nënkuptojë lojtari me “Zebrën” teksa tifozët e Juventus kanë nisur të ëndërrojnë për sulmuesin me 10-tën legjendare të bardhezinjve në shpinë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.04.2022 15:33