Qofte me patate dhe thërrime buke
Përbërësit
Patate të ëmbla, të qëruara dhe të grira
1/3 kupë me thërrime buke
1/3 kup majdanoz, e copëtuar
1 lugë gjelle rozmarinë, e copëtuar
2 thelpinj hudhre, të copëtuara
¼ lugë çaji pluhur qepe, ose qepë të prerë shumë imët
½ lugë çaji kripë1/4 lugë çaji piper i zi
1 vezë

Përgatitja

Ngrohni sobën në 200°C.
Grini patatet e ëmbëla.
I vendosni në një tas dhe hidhni ¼ lugë çaji kripë. Përzieni mirë dhe e lini ashtu për 20 minuta derisa të fillojë të lëshojë lëng.
Më pas i kaloni patatet e ëmbla në një copë të pastër dhe kulloni ujin.
Merrni një tas dhe hidhni në të patatet e ëmbla, thërrimet e bukës, majdanozin, rozmarinën, qepën, hudhrën, pjesën e mbetur të kripës, piperin dhe vezën, dhe përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
Më përzierjen e përgatitur formoni qofte të vogla dhe i vendosni në një tepsi.
I piqni për 20-24 minuta.
Mund t’i shërbeni me salcë sipas dëshirës./Shendet+/
Shtuar më 23/02/2017, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori