Qofte me mish pule
Pëlqej
Përbërësit për 2 persona:
300 gramë gjoks pule të pjekur, të grirë; 400 gramë patate të ziera dhe të shtypura; 2 vezë; kripë; trumzë dhe thërrime bukethara. Për lidhjen: një vezë dhe thërrime bukethara.

Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit me kujdes në mënyrë që të përftohet një masë e butë me të cilën të formoni qoftet. Pasi i formojmë i lyejmë me vezë të rrahur me pak qumësht dhe i lyejmë me thërrimet e bukës. I vendosim në tavë me letër furre dhe I pjekim në 200 gradë për 15 minuta. I shoqërojmë me perime të gatuara në avull. /living.al/
Shtuar më 08/09/2017, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori