Qofte me makarona
Pëlqej
Përbërësit

400 gr mish i bluar viçi

100 gr pershute e tymosur

1 vezë

2 rriska bukë

1,5 decilitra qumësht

2 qepë të reja

0,5 decilitra vaj

250 gr kaçkavall

300 gr makarona

mëlmesa të përziera indiane (garam masala)

kripë

Biber i zi

PËR SALCË

5 lugë vaj

500 gr domate të konservuara

1 lugë e vogël sheqer

3 thelpinj hudhre

borzilok

Rigon

melmesa të përziera

Hapat
1
Përshuta e tymosur dhe qepët e reja priten në katrorka, ndërsa kaçkavalli grihet trash nerende, rriskat e bukës ngjyhen në qumësht, pastaj kullohen dhe thërrmohen.

2
Makaronat zihen në ujë me kripë dhe pastaj kullohen nga lëngu i tepërt, në enë të përshtatshme bashkohen mishi i bluar, veza, përshuta, qepët e reja, buka e bërë thërrime dhe mëlmesa sipas shijës.

3
Të gjitha përzihen me dorë në mënyrë që të fitohet një masë kompakte, nga masa e përgatitur, me duar të lyera me vaj, formësohen toptha të diametrit 2,5 centimetra e pastaj qoftet kaurdisen në vaj të nxehtë, sa të skuqen.

4
Salca, domatet e konservuara priten në katrorë ndërsa hudhra grihet shumë imët.

5
Në pak vaj kaurdisen hudhra, pastaj shtohen domatet e konservuara, borziloku, rigoni, sheqeri, mëlmesa sipas shijës, të gjitha kaurdisen derisa të fitohet një masë kompakte.

6
Finalizimi, ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe në të derdhet gjysma e salcës së përgatitur, salca mbulohet me makaronat e zier dhe renditen qoftet e kaurdisura.

7
Përmbi makarona dhe qofte hedhet kaçkavalli i grirë dhe përmbi kaçkavall derdhet salca e mbetur, gjella piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 02/06/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori