Parashikimi i motit për datën 22 maj 2022

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Pjesa e dytë e ditës do t’i bëjë vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër. Po ashtu dhe në zonën e ulët do të jetë shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga 9 gradë deri në 31 gradë celsius./albeu.com