Pulë për festën e fundvitit
Pëlqej
Përbërësit

1 pulë

4 portokall

1 qepë

4 copa hudhër

1 gotë lëng portokalli

¼ gotë mjalte

2 lugë qimnon

1 lugë biber i kuq

kripë

Biber i zi

2 lugë vaj vegjetal

Hapat
1
Furrën ndezeni në temperaturë 200 gradë celsius, në një enë e derdhni lëngun e portokallit, mjaltën, qimnonin, biberin e kuq dhe e përzieni.

2
Pulës përmbi ia derdhni vajin vegjetal, kripën, biberin e zi dhe e lyeni e gjithë pulën në të dy anët.

3
Pulën e vendosni në një tavë, brenda ia vendosni 2 pjesë të qepës dhe hudhrës.

4
Në qoshet e tavës ia vendosni qepën, hudhrën, copat e portokallit dhe sosin e përgatitur më parë.

5
Pulën e vëni në furrë për pjekje rreth 1 orë, çdo 10 minuta ia merrni ujin e lëshuar në tavë dhe ia derdhni përmbi.

6
Ju bëftë mirë! /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2017, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori