Provoni recetën e pulës me kungulleshka për të shmangur kolesterolin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kur vjen puna për t’u kujdesur për shëndetin, italianët e dinë shumë mirë se si mund të ushqehen shëndetshëm.

Ja një recetë nga shije.al që ju ndihmon, nëse nuk doni të keni probleme me kolesterolin.

Përbërësit:
300 gr gjoks pule
50 gr kos natyral
1 gjethe dafinë
1 qepë e vogël e grirë
350 gr kungulleshka
Gjethe borzilok të freskët
Vaj ulliri
Kripë
Piper

Përgatitja:
Qëroni kungulleshkat dhe prejeni në copa. Vendosini ato në një tenxhere me ujë të ftohtë. Shtoni gjethet e dafinës, qepën e qëruar dhe të grirë në copa të vogla. Lërini të ziejnë për 20 minuta. Pastroni gjoksin e pulës dhe ndajeni në copa. Piqini në një tigan pa shtuar yndyrë.
Shtoni kripë dhe piper në fund. Kulloni kungulleshkat dhe mbani ujin e tyre mënjanë. Hidhini në një tas, shtoni 2-3 gjethe borziloku dhe kosin.
Përziejini në një blender deri sa të bëhen një masë homogjene. Hidhni kremin në pjatë dhe shtoni copat e pulës sipër.
Plotësojeni sipas dëshirës, me pak vaj ulliri, kos, piper ose borzilok.
Shtuar më 18/03/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}