Përgatisni tavë me kungulleshka me këto pak përbërës
Një mënyrë perfekte për t’i përgatitur dhe shijuar kungulleshkat. Ju duhen vetëm pak përbërës dhe pak nga koha juaj.

Përbërësit:
1 kg kungulleshka
¼ gotë vaj ulliri
½ gotë djathë i grirë
1/3 filxhan çaji thërrime buke
½ lugë gjelle kripë
¼ lugë çaji piper i zi

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius. Pastroni kungulleshkat dhe hidhini në një tas sëbashku me vajin e ullirit.
Në një tas mesatar kombinoni thërrimet e bukës, djathin e grirë, pak kripë dhe piper.
Organizojini fetat e kungulleshkave në një tavë për pjekje dhe hidhni mbi të masën me thërrime buke.
Vendosini në furrë të piqen për 30 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe./Shije.al
Shtuar më 28/03/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori