Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Pite me mollë
Pëlqej
Përbërësit

500 gr petë te gatshme per bakllave

1.5-2 kg molle

3 luge sheqer

100 gr margarin

100 ml vaj

kanellë per arome sipas deshires

SHERBETI:

3 filgjan sheqer (filgjani 250ml)

2 filgjan ujë

Hapat
1
Mollet i qerojme,grijme ne rende,shtojme 2 luge vaj dhe qesim ne tigan te ziejme derisa te shterroje lengu qe leshojne mollet gjate zierjes.

2
Ne nderkohe shtojme edhe sheqerin dhe kanellen dhe perzijme.

3
Largojme nga zjarri dhe leme te ftohen pak.

4
Ne tavolinene punes shtrojme nje pete,sterpikim me perzierjen e margarines se shkrire dhe vajit,qesim peten e dyte,sterpikim prap dhe pastaj peten e trete.

5
Mbi peten e trete qesim nga mbushja me mollet e pergaditura,mbeshjellim ne forme roleje dhe presim pjese nga 5-6 cm gjatesi dhe radhisim ne kallep me madhesi 25x35.

6
Ne fund lyejm me vajin dhe margarinen e mbetur,pjekim ne 200 grade per 30-35 minuta ose derisa te merr ngjyre te kuqremt.

7
Piten e vaket e pervelojme me sherbetin e nxehte duke shtuar sherbetin pak nga pak derisa te mpije te terin sherbetin.

8
Piten e ftohim ne temp te ambientit dhe pastaj e fusim ne frigorifer me se miri gjate nates.
Shtuar më 17/05/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori