Pite me makarona
Pëlqej
Përbërësit

4 petë për pite

500 gr djathë feta

300 gr makarona

150 gr djathë

150 gr përshutë

5 vezë

4 decilitra qumësht

0,5 decilitra qumësht

kripë


Hapat
1
Makaronat zihen në ujë me kripe e pastaj kullohen nga lëngu i tepert, djathi feta dhe djathi tjetër thërrmohen me dorë, ndersa përshutet pritet në katrorë.

2
Në një ene tunden vezët dhe qumështi, pastaj shtohet makaronat, përshuta, djathi feta dhe djathi i ri. Në fund shtohen mëlmesa sipas shijës dhe përzihen ngadalë.

3
Në tavën e thellë të rrumbullakët shtrohet letër për pjekje, dy petë spërkaten me vaj, palosen njëra mbi tjetrën dhe me to mbulohet fundi dhe pjesët anësore të tavës.

4
Përmbi petë derdhet masa e përgatitur me makarona, masa mbulohet me dy petë të mbetura dhe përmbi lyhen me përzierje të vajit, me qumësht.

5
Pitja pjekët derisa të skuqet në temperaturë 200 gradë celsius.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 04/05/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori