Pite me gjizë e përshutë
Pëlqej
Përbërësit

5 vezë

200 gr gjizë

150 gr përshutë

2 decilitra ajkë

5 tranguj turshi

350 gr miell

1 decilitër vaj

1 Pluhur pjekje

Rigon

melmesa të përziera

Biber i zi


Hapat
1
Përshuta dhe trangujt turshi priten në katrorka, të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

2
Në një enë bashkohen të verdhtë e vezëve, ajka, gjiza, mielli, pluhur për pjekje dhe vaji, të gjitha përzihen mirë.

3
Shtohen përshuta, tranguj turshi dhe rigoni, shtohen edhe mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen mirë.

4
Në fund shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.

5
Tava lyhet me vaj, spërkatet me miell dhe masa e përgatitur piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 30/05/2018, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori