Piroshka me mish për syfyr
Pëlqej
Përbërësit

600 gr miell

2 decilitra ajkë

200 gr gjalpë

1 tharmë i freskët

1 decilitër qumësht

500 gr mish i bluar

1 kokë qepë

3 decilitra vaj

1 lugë e vogël sheqe
r
melmesa

Biber i zi

kripë


Hapat
1
Qepa ngrihet imët dhe kaurdiset në pak vaj, derisa të skuqet. Pastaj shtohet mishi i bluar dhe vazhdon kaurdisja derisa të zbutet mishi.

2
Nga fundi i kaurdisjës shtohen mëlmesa sipas shijës, në enë të përshtatshme bashkohen qumështi i vakët, tharmi, një lugë e vogël miell dhe një lugë e vogël sheqer.

3
E tëra përzihet dhe lihet në vend të ngrohtë për të ardhur, në një enë të veçantë bashkohen gjalpi, ajka, 300 gr miell dhe tharmi i ardhur.

4
Hedhet kripë sipas shijës, pastaj gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe ngjishet me dorë tërë kohën, derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë, brumi i ngjeshur lihet për të ardhur.

5
Brumi i ardhur spërkatet me miell dhe t’hollohet me petës në trashësinë 5 milimetra, nga peta e t’holluar nxirren katrorë.

6
Në pjesën qëndrore të çdo katrori vendoset nga pak mbushje mishi dhe një shkop kaçkavalli, pjesët anësore mbështillen për nga brenda dhe katrorët bëhen role.

7
Piroshkat e përgatitura fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të skuqen.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 16/05/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori