Pilaf me thjerrëza
Pëlqej
Përbërësit

1 lugë vaj

1 qepë

2 lugë çaji xhenxhefil

1 thelbë hudhër

1 lugë çaji Shafran

2 kanellë degë

440 gr oriz

200 gr thjerreza të kuqe

750 ml ujë

500 ml qumësht

125 gr bajame të thekura


Hapat
1
Ngrohni pak vaj në një tigan dhe shtoni qepën, xhenxhefilin dhe hudhrën dhe përzieni për tre minuta derisa qepa të zverdhet.

2
Pastaj shtoni shafranin, kanellën dhe lërini për dy minuta të tjera.

3
Shtoni orizin, thjerrëzat, ujin, qumështin, shafranin dhe zieni pak.

4
Uleni temperaturën, mbulojeni dhe lëreni 45 minuta që të zihet, derisa lëngu të shteret dhe orizi të jetë zier.

5
Mbi pilafin e përgatitur, hidhni bajamet.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 05/04/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori