Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Picë me kaçkavall dhe perime
Pëlqej
Përbërësit

10 gr tharm buke

70 gr gjalpë

kripë

250 gr miell

500 gr domate

500 gr kungullesha

80 gr kaçkavall

2 vezë

100 gr ajkë

1 lugë trumzë

Hapat
1
Tharmi i bukës përzihet me 150 mililitra ujë të vakët, shtohet mielli, kripa, gjalpi dhe ngjishet brumi të cilën e mbulojmë dhe pushon 20 minuta.

2
Domatet dhe kungulleshat pastrohen dhe priten në rrathë, tepsia lyhet dhe në të shtrihet brumi, duke shtrirë brumë edhe rrethit të tepsisë.

3
Brumi shpohet me pirun, furra nxehët në temperaturë 200 gradë celsius, rrathët e domateve dhe kungulleshave shtrihen mbi brumë, u hedhet kripë dhe përmbi u derdhet kaçkavalli i grirë.

4
Përmbi kaçkavallin e grirë, derdhet ajka e thartë, e përzier me trumzë dhe e vëmë në furrë për pjekje rreth 40 minuta.

5
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 03/05/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori