Petulla shtëpie me kungull dhe karrotë
Pëlqej
Përbërësit
400 gr miell
2 kungulleshkë (të grirë në rende)
1 karotë (e grirë në rende)
1 lugë maja
300 ml qumësht
2 fije qepë e njomë (të njoma, të grira)
50 ml vaj
kripë
piper

Përgatitja:

1
Në një tas hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë derisa të marrim një masë të plotë.
2
E lëmë brumin të qetësohet pak, ndërkohë vëmë tiganin në zjarr.
3
Shtojmë vajin dhe pasi të jetë nxehur mirë, me një lugë gjelle hedhim petullat një e nga një dhe i skuqim. Ju bëfshin mirë! /shije.al/
Shtuar më 23/09/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori