Maguire ka pëlqyer një postim në lidhje me pakënaqësinë e Ronaldos me uljen e pagave

Harry Maguire pëlqen postimin në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe pagat në Manchester United.

Mbrojtësi ka pëlqyer postimin, ku thuhet se një nga arsyet e pakënaqësisë së Ronaldos me pozicionin në Man United ishte ulja e pagave me 25% të lojtarëve për shkak të dështimit të klubit për t’u kualifikuar në Champions League.

Në rastin e portugezit ka pasur një ulje nga 480 në 360 mijë paund në javë.

Sipas BBC, Maguire e ka pëlqyer gabimisht postimin dhe tashmë e ka hequr atë. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2022 17:41