Pastë e ngrirë me kajsi dhe fruta të thata
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kajsitë sapo kanë dalë në treg…Kush ka kundërshtime që janë një nga frutat më të mira të sezonit? Sot I kemi bërë kasatë, një nga më të mirat e ditëve të ngrohta që priten…

PËRBËRËSIT PËR 4-6 PERSONA:

500 g kajsi të pastruara e të grira në copa, 50g sheqer kafe, lëngu i gjysmë limoni, 5 të verdha vezësh,1/2 gotë verë e bardhë, 100 g sheqer, 5 dl pana, 4 lugë sheqer pluhur, 100g stika jo të kripura, 1 formë keku me diametër 20 cm.

PËRGATITJA:

Vëmë frutat e prera në kubikë së bashku me sheqerin kafe dhe lëngun e limonit të ziejnë derisa të zbuten, pa iu prishur forma. I lëmë të ftohen. Përgatisim një shurup me sheqerin dhe verën duke i zierë ngadalë për 8–10 minuta. Me rrahësin elektrik rrahim të verdhat e vezëve duke i shtuar pak nga pak shurupin e verës derisa të bëhen shkumë.

Shtojmë më pas frutat dhe stikat e grira dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Rrahim panën me sheqerin pluhur dhe i shtojmë masën e mësipërme duke e përzierë ngadalë.

Formën e kekut e mbështjellim me letër alumini dhe mbi të hedhim masën e përgatitur. E vendosim në ngrirje për të paktën 4 orë. Heqim formën nga frigoriferi dhe e përmbysim mbi një pjatë servirjeje duke e zbukuruar me biskota të thata dhe gjethe menteje. /Living
Shtuar më 18/05/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori