Oriz me pulë dhe bizele
Pëlqej
Përbërësit
400 gr oriz
2 mish gjoks pule
125 gr bizele
4 lugë vaj
1 qepë
2 thelpinj hudhre
1 spec djegës
1 spec i kuq
650 ml leng pule
10 ullinj te zinj
2 lugë majdanoz
kripë
Biber i zi

Hapat
1
Në një tigan të madh fërgoni qepën dhe hudhrën me vaj derisa të marrin pak ngjyrë.

2
Shtoni specin djegës, specin tjetër dhe pulën e skuqeni për 5 minuta, hidheni orizin dhe verdheni për 2 minuta duke trazuar.

3
Hidhni lëngun e pulës me kripë e biber të zi, tiganit vendosjani kapak dhe zieni në zjarr të ultë për 10 minuta.

4
Pastaj ia shtoni bizelet, ullinjtë dhe majdanozin, trazojeni mirë dhe vazhdojeni gatimin për 5 minuta të tjera derisa orizi të zbutet dhe ta ketë thithur gjithë lëngun.

5
Orizin me pulë dhe bizele shërbeni të ngrohtë.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 04/02/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori