Oriz i shijshëm me avokado dhe erëza
Ju duhen vetëm pak përbërës për të përgatitur këtë pjatë orizi të thjeshtë, por shumë të shijshme njëkohësish. Ja se si ta gatuani…

Përbërësit:
4 gota oriz i gatuar
2 avokado
2 lugë gjelle lëng limoni (lime)
¼ gotë koriandër e copëtuar
¼ lugë gjelle qimnon (erëz)
1 thelpi hudhër
Kripë
Piper

Përgatitja:
Nëse keni oriz të gatuar shkurtoni kohë në përgatitjen e kësaj recete. Nëse jo, hidheni atë në një tenxhere me ujë të kripur dhe ziejeni sipas udhëzimeve të paketimit, shkruan Shije.al.
Qërojini avokado dhe bëjini pure në një tas të madh.
Shtoni në te lëngun e limonit, koriandrën, qimonin dhe hudhrën e copëtuar.
Hidhni më pas orizin, pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë që të kombinohen plotësisht.
Shërbejeni menjëherë.
Shtuar më 25/03/2017, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori