Çorba me mishin e pulës nga receta e gjysheve tona
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
A ju mungon çorba e shtëpisë me mishin e pulës sipas traditës së gjysheve?
Më poshtë ju sjellim përpërësit dhe mënyrën se si ta përgatisni që të ndiheni më pranë familjes dhe fëmijërisë.

Përbërësit:
– 1 pulë,
– 2 karota,
– 1 rrënjë majdanozi,
– 3 qepë të vogla,
– 1 presh,
– 1 gotë qumësht,
– 1 vezë,
– Erëza: kripë, piper të pabluar, piper të bluar, fletë dafine, një tufë majdanoz.

Përgatitja:
1. Perimet e pastruara pritni në pjesë të mëdha. Pulën lajeni mirë dhe qiteni në një tenxhere të madhe. Shtoni perimet dhe erëzat dhe të gjithave qitni ujë të ftohtë.

2. Tenxheren mbulojeni me kapak dhe të gjitha bashkë zieni në temperaturë mesatare rreth 2 orë (derisa të zihet mishi). Kur mishi të zihet, nxirreni nga tenxherja dhe hiqjani kockat dhe lëkurën, ndërkaq mishin shqyeni në pjesë. Me njërën pjesë të mishit mund ta gatuani çorbën, ndërkaq pjesën tjetër përdoreni për ndonjë gjellë tjetër.

3. Kur çorba të jetë duke u përfunduar, tundni në një gotë me qumësht një vezë dhe shtojani çorbës derisa të vlojë. Vloni të gjitha së bashku edhe 10 minuta. Në fund, qitni fletët e prera imët të majdanozit të freskët.

4. Shërbejeni të ngrohtë./Albeu.com/

Shtuar më 06/03/2017, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori