Omletë me vezë dhe djathë dhie
Pëlqej
Përbërësit

3 vezë
disa qepë jeshile
një gjysmë luge vaj ulliri
30 g djathë dhie
pak piper
Përgatitja:

Rrihini vezët sa të përzihen mirë. Shtoni qepët e njoma (normalisht të grira) dhe pak piper të zi. Vendosni një tigan në zjarr, shtoni vajin dhe lëreni tiganin në nxehtësi mesatare.

Pasi ai të jetë nxehur, shtoni vezët dhe sigurohuni që masa të jetë përhapur në të gjithë tiganin.

Kur omleta fillon të shkëputet nga fundi i tiganit, grijini sipër djathin e dhisë dhe lëreni sa të shkrijë mbi të. Më pas vendoseni në pjatë dhe është gati për t’u konsumuar.

Këshillohet të konsumohet me një sallatë domatesh./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori