Omëletë me kunguj dhe domate
Pëlqej
Një pjatë e thjeshtë, por shumë e shijshme. Mund të konsumohet dhe si vakt i plotë po ta shoqëroni me ndonjë sallatë apo patate furre.

Përbërësit
200 gr kungull
100 gr mëlçi pule
50 gr sallatë jeshile
5 kokrra vezë
4 domate
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
gjalpë
kripë
piper

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë, rrihini vezët në një tas, hidhjuni kripë dhe piper.

Ndajini në copa kungujt dhe skuqini me pak gjalpë dhe sallatën e ndarë në shirita në tiganin ku do bëni omëletën.

Pas 5 minutave hidhni dhe vezët sipër perimeve, mbulojini dhe gatuajini në flakë mesatare për 7 minuta dhe me ndihmën e një pjate kthejeni omëletën në anën tjetër dhe skuqeni edhe për 3-4 minuta duke ulur flakën, shkruan shije.al.

Ndërkohë në një tigan tjetër, skuqni mëlçitë e ndara në copa me pak gjalpë, hidhni kripë dhe piper.

Hidheni omëletën në pjatë dhe kompletojeni me copat e mëlçisë dhe shërbejeni të ngrohtë, të rrethuar me domatet e qëruara, të prera dhe pa fara. Hidhjuni dhe pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
Shtuar më 19/05/2017, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori