Nëse xhinset tuaja zbehen shpejt, kjo ndodh për shkak të këtyre gabimeve që bëni me to

Në mënyrë që xhinset tuaja të qëndrojnë sa më gjatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme se si i lani dhe çfarë vendosni në xhepa. Edhe pse xhinsi është një material i qëndrueshëm, ai mund të fillojë të përkeqësohet më shpejt me kalimin e kohës nëse nuk mirëmbahet siç duhet.

Çfarë mund të ndikojë në cilësinë dhe ngjyrën e xhinsit?

Vendosja e gjërave të mëdha në xhep

Xhepat janë të destinuara për vendosjen e gjërave më të vogla, siç janë faturat. Megjithatë, shumë njerëz vendosin celularë, çakmakë, çelësa në xhepat e tyre. Për shkak të kësaj, xhinsi mund të fillojë të zbehet para kohe në ato vende.

Larja e shpeshtë

Duke i larë shumë shpesh xhinset, ato bëhen më të holla dhe më të prirura ndaj grisjes. Rekomandohet t’i lani për dy deri në tre javë.

Larja në temperatura shumë të larta

Temperaturat e larta tentojnë të shkatërrojnë strukturën e fibrave. Që xhinset tuaja të duken si të reja për aq kohë sa të jetë e mundur, lajini ato në temperatura më të ulëta dhe me më pak rrotullime. Më idealja do të ishte larja e tyre me dorë.

Tharje në rrezet direkte të diellit

Shmangni tharjen në rrezet e diellit direkte. Më së miri do të ishte t’i thani në temperaturën e dhomës.

Fërkimi në pjesën e njollave

Ky është një gabim që ne shpesh e bëjmë pa vetëdije. Për të hequr plotësisht njollën, ne i trajtojmë ato në mënyrë më agresive. Shmangni ta bëni këtë. Nëse keni vënë re njolla yndyre, fillimisht mund t’i trajtoni produkte me përbërës jo të ashpër.


Shtuar 25.09.2022 09:57