Një sallatë e ftohtë me patëllxhan, perfekte për ditët e nxehta
Temperaturat sa vin e rriten dhe kjo na bën të që shpeshherë të kemi probleme me zgjedhjen e ushqimit. Vera kërkon ushqime të lehta dhe të freskëta prandaj ju sugjeroj këtë sallatë të ftohtë me patëllxhan

INGREDIENTËT
3-4 patëllxhanë
50 gram arra
5 thelpi hudhër
2 lugë gjelle uthull
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë

UDHËZIMET
1 Qëroni patëllxhanët, i prisni feta-feta dhe i fusni në një tas me ujë dhe kripë. Kullojini dhe thajini me një letër kuzhine.

2 Piqni patëllxhanët në skarë. Ndërkohë në një enë bashkoni hudhrat, uthullën, kripën, vajin e ullirit, koperin dhe majdanozin e grirë imët.

3 Merrni një enë të madhe dhe shtoni patëllxhanët. I shtoni sipër salcën marinuese që përgatitët dhe i përzieni patëllxhanët.

4 Në fund i shtoni arrat e grira imët. E lini pak minuta në frigorifer dhe pas kësaj sallata është gati për t'u ngrënë!
Shtuar më 04/07/2019, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori