Një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur lëng molle pa shtrydhëse frutash
Pëlqej
Të përgatisësh lëng frutash është një punë e këndshme. Duke i përzier me fruta e perime të tjera, ose besnikë të një lloji, ju i hidhni ato në makinë dhe keni një lëng ku mbeten të pandryshuara shija, vlerat ushqyese dhe enzimat.

Stuart Brioza dhe Nicole Krasinski, chef-at e vlerësuar me Michelin të State Bird Provisions në San Francisco’s, na përshkruajnë megjithatë një mënyrë tjetër për të shtrydhur mollët, krejtësisht pa makineri, e cila kërkon më pak punë dhe ka po të njëjtat rezultate të këndshme, në librin e tyre të ri.

Në vend që t'i shtypin me shtrydhëse apo pajisje të tjera, ata i ngrijnë frutat për 8 orë, i shkrijnë plotësisht për afërsisht 3 orë, pastaj shtrydhin tulin. Frutat bëhen aq të buta nga procesi i ngrirjes, pastaj shkrirjes, sa mund t'ua shtrydhësh gjithë lëngun vetëm me duar.

Lëngu që del ka një shije intensive, të përqendruar dhe ëmbëlsi dhe athtësi të theksuar”, shkruajnë ata. “Përveç kësaj lëngu nuk oksidohet si do ndodhte po ta shtrydhje dhe merr një nuancë të bukur pink.” /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2017, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori