Ndryshoni recetën e sultjashit, bëjeni atë me kakao
Sultjashi është një ëmbëlsirë sa e lehtë në përgatitje aq dhe e shijshme.Gjithashtu është e shëndetshmë edhe për të vegjlit e familjes. Por nëse nuk e keni provuar ndonjëher me kakao, surprizohuni.

INGREDIENTËT
1 litër qumësht
100 gram oriz
2 lugë gjelle kakao pluhur (të hidhur)
50 gram çokollatë e zezë e grirë imët
5 lugë sheqer
lëkura e grirë e një portokalli
1 lugë gjelle niseshte

UDHËZIMET
1.Në një tenxhere me 3 gota ujë vendosni për të zierë orizin.

2.Në një tenxhere tjetër zieni qumështin me lëkurën e portokallit dhe sheqerin.

3.Pas 5 minutash i shtoni orizin gjysmë të zierë. E përzieni sultjashin vazhdimisht.

4.Në një enë kombinoni kakaon, niseshtenë dhe një garuzhde nga masa me qumësht. E trazoni mirë pasi nuk duhet të krijohen kokrriza.

5.Shtojeni përsëri masën tek tenxherja me qumësht dhe e përzieni për disa minuta. Masa duhet të fillojë të mpikset.

6.Tani e hiqni nga zjarri dhe e shpërndani në tasa të vegjël.

7.E lini për pak kohë të ftohet dhe pastaj mund ta shijoni së bashku me familjen tuaj. Ju bëftë mirë!
Shtuar më 05/07/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori