Musakë me patate
Pëlqej
Përbërësit

400 gr domate te konzervuara ose salce domatesh

4-5 patate te medha

vaj per fergim

2 luge margarin

1 qepë

3 thelpinje hudhër

700 gr mish i bluar

45 gr parmezan (djath i grire)

1 luge prezle (therrime buke te grire)

melmesa (krip,piper i kuq,piper i zi, vegete, magdanoz, etj sipas shijes

GLAZURA E NJELMET:

2 luge margarin

3 vezë

250 ml qumësht

45 gr parmezan

2 luge prezle

Hapat
1
Patatet i qerojm dhe grijme ne feta shume te holla.

2
Fetat e patates i fergojm ne vaj nga te dyja anet,nxjerrim nga tigani dhe qesim ne ene te mbuluar me leter kuzhine te thith yndyren e tepert.

3
Pastaj grijme qepen,hudhren dhe fergojme ne vaj derisa te zbuten,shtojme mishin e bluar,dhe fergojme derisa mishi te nderroje ngjyren dhe behet sikurse kokrra.

4
Pastaj shtojme melmesat sipas shijes,shtojme domatet e grira ose salcen e domates dhe vazhdojme zierjen edhe per 10-15 minuta.

5
Mishin e largojme nga zjarri,shtojme parmezanin,dhe prezlet.

6
Enen e qelqit zjarrerezistuese e lyejm me margarin,shtrijme nje shtrese patatesh te ferguara,nje shtrese mishi,nje shtrese patatesh,nje shtrese mishi dhe perfundojme me patatet.

7
Pastaj perziejme margarine e zbutur me vezet,qumeshtin,parmezanin dhe prezlet dhe qesim siper shtrese te patateve.

8
Pjekim ne furre te nxehte 190 grade per 40 minuta
Shtuar më 26/05/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori