Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Musakë me mish pule
Pëlqej
Përbërësit

800 gr mish pule

150 gr përshutë

8 speca të pjekur

100 gr gjalpë

2 lugë miell

5 decilitra qumësht

200 gr kaçkavall

0,5 decilitra vaj

erëza

Biber i zi


Hapat
1
Mishin e bardhë të pulës e premë në feta të holla, fetat rrihen me çekan druri dhe u shtohen erëzat të përziera sipas shijës.

2
Mishi fërgohet në vaj të nxehtë, në të dy anët dhe lihen në vend të ngrohtë.

3
Në një tenxhere të vogel shkrihet gjalpi, shtohet mielli dhe fërgohet pakëz.

4
Pastaj shtohet qumështi, shtohen erëzat sipas shijës dhe të gjitha zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të dendësohet salca.

5
Ena e rezistueshme ndaj zjarrit lyhet me vaj, fundi i saj mbulohet me rriska të holla përshutë, pastaj renditen fetat e mishit të fërguar të pulës dhe përmbi renditen specat e fërguar.

6
E tërë kjo mbulohet me salcë dhe me kaçkavall të grirë, procedura e njejtë përsëritet edhe një herë.

7
Musakën e përgatitur e pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius derisa të skuqet.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 28/04/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori