Musakë me kërpudha
Pëlqej
Përbërësit

500 gr mish i bluar viçi

400 gr kërpudha

1 preshë

3 vezë

200 gr miell

3 lugë pure domatesh

2 toptha djathë mocarellë

1 lugë biber i kuq

4 decilitra vaj

melmesa

Rigon

PËR SALCË

3 vezë

2 decilitra ajkë

3 decilitra qumësht


Hapat
1
Preshi pritet në katrorka dhe kaurdiset në pak vaj, me qëllim që të zbutet e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset e tëra duke shtuar ujë kohë pas kohe.

2
Para përfundimit të kaurdisjës, shtohet biber i kuq , pure domatesh dhe mëlmesa sipas shijës, vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet plotësisht dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.

3
Kërpudhat pastrohen, priten në rriska të trasha, rrotullohen nëpër miell dhe pastaj në vezë të tundura dhe fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të skuqen.

4
Kërpudhat pastaj nxirren nga vaji dhe kullohen nga yndyra e tepërt, mocarela pritet në rrathë.

5
Lyhet ena rezistuese ndaj zjarrit, fundi i saj mbulohet me kërpudha e fërguara, shtrihet mbushja me mish, renditen rrathët e mocarelës dhe e tëra mbulohet me kërpudhat e mbetura të fërguara.

6
Në enë të veçantë tunden vezët, qumështi dhe ajka, pastaj kjo salcë derdhet mbi musakën e përgatitur.

7
Musaka piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 08/06/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori