Musaka e shpejtë
Pëlqej
Nevojiten:

▪ një kokë lulelakre,
▪ një filxhan oriz,
▪ 400 g mish të bluar,
▪ një qepë,
▪ vezë,
▪ ajkë,
▪ 1 dl vaj,
▪ 100 g kaçkavall,
▪ pak kripë,
▪ erëza,
▪ piper
Përgatitja:

Lulelakrës së larë hiqjani fletët dhe zieni në ujë të njelmët.

Në tenxheren tjetër zieni orizin, ndërkaq në tigan fërgoni qepën dhe kur të skuqet, shtoni mishin, kripën, erëzat dhe piperin sipas shijes dhe lini të vlojnë dhjetë minuta.

Tundni vezët me ajkë dhe vaj. Në tepsi rezistuese ndaj zjarrit qiteni orizin e zier, pastaj mishin, lulelakrën dhe të gjitha bashkoni me ajkën e tundur.

Futni në furrë të ngrohur që të piqet në 200 gradë, mirëpo pas dhjetë minutave nxirreni gjellën dhe qitni djathë dhe sërish kthejeni që të piqet derisa të marrë ngjyrë ari. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori