Muffinë me banane dhe çokollatë
Pëlqej
Përbërësit

150 gr miell integral

150 gr miell

2 banane

180 gr çokollatë

150 gr gjalpë

2 lugë maje

½ lugë sodë bikarbone

200 gr sheqer

3 vezë

4 lugë qumësht

100 gr arra

kripë


Hapat
1
Nxehni furrën në temperaturë 190 gradë celsius vendosni 20 forma me letër furre mbi një pjastë, duke i lyer lehtë me vaj.

2
Sitni dy tipat e miellit, majën, bikarbonatin dhe pak kripë në një tas të madh.

3
Me një rrahës elektrik të shpejtë, punojeni gjalpin me sheqerin, në një tas të madh derisa të përfitoni një krem.

4
Shtoni vezët, një nga një duke e trazuar çdo shtesë, gjithmonë me rrahës elektrik, por në shpejtësi të ultë, futni bananet, përbërësit e thatë dhe qumështin.

5
Gjithmonë me rrahës elektrik, por në shpejtësi të ulët, futni bananet, përbërësit e thatë dhe qumështin.

6
Shtoni pikat e çokollatës dhe arrat, hidhni brumin nëpër forma dhe mbushni në tre të katërtat.

7
Pjekëni muffinat në furrë për 15 minuta, duke e kontrolluar pjekjën me një kunj( kur janë bërë, ai duhet të dalë t’i thatë nga brumi).

8
Lërini të ftohen para se t’i nxirrni nga forma.

9
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 20/04/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori